Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është shprehur e sigurt se drejtësia do të triumfojë, duke folur rreth gjykimit nga Dhomat e Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Osmani, e cila nuk ishte deklaruar deri më tani lidhur me nisjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë për një medie austriake se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur.
“Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për die Presse.