Osmani udhëtoi për në Shkup, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e presidentes përmes një njoftimi për media.

“Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Përgjatë qëndrimit në Shkup, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme