Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore.
Përmes një postimi në platoformën “X”, Osmni ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit.
“Sot, ne bashkohemi për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës për aleancën tonë të gjatë dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./Ekonomia Online/