Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve me poezinë e Kujtim Paçakut

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Ajo uroi këtë ditë me poezinë e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, i cili ishte poet, duke i premtuar më shumë të drejta këtij komuniteti.

Postimi i plotë:

Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!

“Kur të vie ajo ditë

E fundit, në tepihun e jetës sime

Ju lus:

Së paku atje të qëndroj

V

E

R

T

I

K

A

L

I

SH

T

Meqë gjithë jetën

Smë lanë se smë lanë të ngrihem në këmbë!”

(Testament, Kujtim Paçaku)

…e deri sa nuk ia zgjasim dorën për t’u ngritur në këmbë të gjithë atyre që kurrë s’u lejuan të qëndrojnë vertikalisht, asnjë nga ne nuk do të mund të ecë plotësisht e drejtë përpara!




Fjalë Kryesore:

Të ngjashme