Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.
Pasi Recep Tayyip Erdogan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi, pas balotazhit të sotëm, kreu i shtetit turk ka marrë edhe urimet e para nga liderët botërorë, ndër ta edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Presidentja Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, ka uruar Presidentin Erdogan, duke shprehur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve”, njofton zyra për informim e Presidencës.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.