Osmani uron fëmijët me rastin e shënimit të Ditës Universale të tyre

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Në shënimin e Ditës së Fëmijëve dhe 31 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijës, u.d e presidentes Vjosa Osmani ka thënë se sot në veçanti janë të gjithë sytë nga fëmijët.

Ajo tha se çdo fëmije në Kosovë, çdo vajze dhe çdo djali, dua t’u rikonfirmoj se ju jeni të aftë, keni njohuritë, intelegjencën dhe kapacitetet për të bërë çdo gjë që ju ëndërroni.

Njoftimi i plotë:

Sot shënohet Dita Universale e Fëmijëve dhe 31 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Çdo ditë, por sot në veçanti, i kemi sytë kah fëmijët, reflektojmë mbi atë se a kemi bërë mjaftueshëm për mirëqenien dhe të drejtat e tyre, dhe shohim se si mund të punojmë më mirë në të ardhmen për të shënuar progres në këtë drejtim.Mbi të gjitha sot, çdo fëmije në Kosovë, çdo vajze dhe çdo djali, dua t’u rikonfirmoj se ju jeni të aftë, keni njohuritë, intelegjencën dhe kapacitetet për të bërë çdo gjë që ju ëndërroni.Ju vleni shumë dhe këtë do ta zbuloni çdo ditë e më shumë gjersa rriteni, andaj e meritoni çdo mundësi dhe mbështetje për të plotësuar ëndrrat tuaja!Në këtë ditë, së bashku me ju, ne kemi mundësi të riimagjinojmë Kosovën tonë ashtu siç doni ta shihni ju. Sepse përmes syve tuaj, Kosova është më e bukur sikurse edhe bota. Kjo, ngase Kosova dhe bota që ëndërroni ju është bota dhe Kosova që duhet t’ua sigurojmë ne. Ju jeni pasuria jonë më e madhe e mirëqenia juaj është garanca më e sigurt për një të ardhme me mirëqenie për ju dhe për të gjithë ne!Urime Dita Universale e Fëmijëve!

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/175167487601279

Të ngjashme