Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.
Urimi i presidentes Osmani:
Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë.
Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin.
Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira!
Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!