Osmani uron Nauseda-n për rizgjedhjen e tij në krye të presidencës lituaneze

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka uruar Gitanas Nauseda për rizgjedhjen e tij në krye të presidencës lituaneze.

Sipas një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se mezi pret që bashkë me presidentin e Lutianisë të vazhdojn partneritetin dhe bashkëpunimin për avancimin e Kosovës drejt rrugës euroaltantike.

“Mezi presim të vazhdojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë dhe të punojmë së bashku për të avancuar rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme