Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, për Ditën Kombëtare të Austrisë.
Në një postim në X, e para e vendit shkruan se është inkurajuese që bashkëpunimi mes dy vendeve të bëhet më i fortë çdo vit, teksa Autria qëndron si një nga aleatët më të afërt të Kosovës.
“Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës dhe është inkurajuese të dëshmojmë se bashkëpunimi ynë bëhet më i fortë çdo vit. Lidhjet tona diplomatike, ekonomike dhe lidhjet njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani.