Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë Veriore.
Osmani ka thënë se Kosova dhe Maqedonia Veriore, kanë raporte të mira si dy shtete në të gjitha sferat. Ajo e ka ftuar homologun Xhaferi për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Telegrami i plotë:
I nderuar z.Xhaferi,
Në emër timin personal dhe të Kuvendit të Kosovës, pranoni urimet e përzemërta me rastin e rizgjedhjes në detyrën e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut!
Kam besimin e plotë se në këtë mandat tuajin do ta intensifikojmë̈ bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve, duke shkëmbyer praktikat dhe përvojat parlamentare, si dhe duke zhvilluar diplomacinë̈ parlamentare.
Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të jetë një fuqizim i demokracisë̈, hapje e perspektivës evropiane dhe forcim i marrëdhënieve ndëretnike, në funksion të një̈ Maqedonie të Veriut stabile dhe me orientim evropian.
Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tradicionalisht kultivojnë̈ marrëdhënie miqësore në të gjitha sferat! Ndaj, në një̈ kohë të afërme, pres një̈ vizitë tuajën zyrtare në Republikën e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin bilateral si dhe për të hapur perspektiva të reja në interes të të dy shteteve fqinje./eo