Osmani: Vendimi për Asociacionin një nga më të rrezikshmit që është marrë nga institucionet e Kosovës

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një ligjëratë për studentët e AAB-së, foli për disa nga temat të cilat ajo i konsideroi si të rrezikshme për vendin.

Ajo tha se dialogu Kosovë – Serbi është një tjetër temë që po ia harxhon energjinë institucioneve të Kosovës.

“Sa i përket Asociacionit të komunave serbe mendoj që është një prej vendimeve më të rrezikshme që është marrë nga institucionet e Kosovës. Një autonomi për serbët në Veri, ështe vetëm një paralajmërim i ndarjes së mëvonshmë, nuk është një ide më e mirë se ndarja. Është po aq e rrezikshme, thjesh e shtyen për më vonë.” – tha kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ndër të tjera ajo foli lidhur me Kuvendin e Kosovës, ku tha se qytetarët e kanë humbur besimin në të për disa arsye.

“Në vitet e 90-ta, Parlamenti i cili dol nga zgjedhjet siç e dini nga sistemi paralel, i ndërtuar nga Presidenti Ibrahim Rugova, nuk ishte vetëm organ ku diskutoheshin vetëm idetë siç ndodh sot. Parlamenti në atë kohë më shumë ishte rezistencë ndaj pushtuesit, ishte rezistencë ndaj Serbisë, ishte rezistencë ndaj një regjimi gjenocidal. Për shkak se pikërisht se për vite të tëra parlamenti i Kosovës është konsideruar vetëm si vulë që vulosë vendime të qëverisë, shumë prej qytetarëvë e kanë humbur besimin në të. Sepse nuk e kanë parë si një vend ku bëhet kontrolli, ku bëhet mbikëqyrja, pra ku shërben si një lloj filteri si një lloj kontrolluesi në qoftë se ato vendime janë të mira apo jo. Pra kjo është një ndër sfidat që na kanë përcjellur ndër vite dhë është një prej çështjeve që përmendet në shumicën dërmuese të raporteve të Komisionit Evropian.” – shtoi mes tjerash, Osmani.

Sipas Osmanit një parlament i fuqishëm duhet ta ketë pavarësinë buxhetore, dhe se Qeveria nuk mundet t’ia caktojë buxhetin parlamentit, e ky sipas saj është presion buxhetor.

Kryeparlamentarja tha se ka pasur tendenca që kuvendi të mos përzihet në çështjen e pandemisë, ku për katër muaj janë bllokuar iniciativa ligjore të inicuara nga ajo dhe deputetë të tjerë.

“Sfida më emërgjente është pandemia. Siç e dini ka pasur tendenca të thuhet se Kuvendi nuk ka fare kompetenca të përzihet tek çështja e pandemisë, dhe për katër muaj është bllokuar një iniciativë ligjore që e patëm iniciuar, unë si kryetare me disa deputetë tjerë”- ka thënë mes tjerash kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Osmani shtoi se kuvendi ka filluar punën për një rregullore të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme