Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka thënë se e ka përsëitur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.
Osmani shtoi se vendosmëria për t’u anëtarësuar në NATO mbetet e palëkundur për Kosovën.
Postimi I plotë:
Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.
Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur!