Osmani viziton familje të njohura në Mitrovicë me rastin e Kurban Bajramit

Prishtinë | 27 Maj 2026 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidenten e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar në Mitrovicë ku ka realizuar vizita te disa familje të njohura dhe me kontribut të veçantë për vendin.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka vizituar familjen e të ndjerit Faruk Spahija, ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës, familjen e atdhetarit Mulla Asllan Murati, si dhe familjen e heroit të kombit Besim Nuka.

Ish presidentja Osmani ka theksuar se Kurban Bajrami është festë që bart vlera të mëdha të sakrificës, besimit, familjes dhe mirënjohjes, duke kujtuar me respekt të gjithë ata që kontribuuan për Kosovën në periudhat më të vështira.

Vizita është përmbyllur edhe me një ndalesë në Zhabar të Mitrovicës, vendlindjen e babait të saj, ku ajo kujtoi momentet e fëmijërisë dhe lidhjen e veçantë me atë vend.

“Lavdi e respekt i përhershëm për veprën e tyre”, thuhet në mesazhin e Osmanit.

Të ngjashme