Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Kullën e Konferencës së Bujanit.
Ajo ka vlerësuar se 81 vite më parë në këtë kullë u kërkuar e drejta për vetëvendosje e popullit të Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka postuar disa fotografi nga kjo vizitë.
“Dje, gjatë një vizite në Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku pikërisht 81 vite më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Aty pranë ndodhet edhe Kulla e Mic Sokolit, dhe të dyja së bashku janë simbole të gjurmëve historike të qëndresës së pathyeshme të popullit shqiptar”, ka shkruar Osmani.