Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi Qendra Nacionale e Xhudos, ku ka takuar kampionët dhe ekipin e këtij sporti, duke vlerësuar punën dhe sukseset e tyre.
Osmani ka theksuar se prania në këtë qendër i jep një ndjenjë të veçantë përkushtimi dhe frymëzimi.
“Kisha kënaqësinë që para disa ditësh të vizitoj Qendrën Nacionale të Xhudos. Çdoherë kur jam pranë jush, ndjej forcën e disiplinës, shpirtin e kampionëve dhe dashurinë e madhe për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Gjatë vizitës, presidentja ka takuar trajnerin Driton Kuka, si dhe kampionet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, duke i cilësuar ata si shembull i përkushtimit dhe suksesit ndërkombëtar.
Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për sportistët ndërkombëtarë që zgjedhin Kosovën për stërvitje.
“Mirënjohje të veçantë edhe për ekipet nga Ukraina, Amerika dhe Japonia, që zgjedhin Kosovën si vendin ku stërviten, rriten dhe sfidojnë veten çdo ditë”, theksoi Osmani.
Sipas saj, falë punës së vazhdueshme dhe vizionit të Federata e Xhudos e Kosovës, vendi po fiton gjithnjë e më shumë reputacion në arenën ndërkombëtare të sportit.
“Sot, falë punës suaj dhe vizionit të Federatës së Xhudos së Kosovës, vendi ynë është shndërruar në një kryeqendër botërore të xhudos, ku talentet nga të gjitha anët e globit vijnë për t’u përgatitur me më të mirët”, ka shkruar presidentja.