Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në komunën e Drenasit, ka vizituar shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllanasellë, raporton Ekonomia Online.
Osmani në shoqërimin e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, u takua edhe me nxënës të të kësaj shkolle dhe bëri homazhe te busti i Xhevë Lladrovcit.
Në kuadër të vizitave në komunat e vendit, presidentja Vjosa Osmani qëndroi sot në komunën e Drenasit. Ajo fillimisht është pritur në takim nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci; më pas ka takuar anëtaret e Kuvendit Komunal dhe gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile.
Ajo po ashtu ka vizituar Parkun e Biznesit në Korreticë të Epërme.
Osmani, në një konferencë për medie, ka thënë se Drenasi është simbol i qëndresës dhe herozimit.