Osmani: Zahiri, Hakifi e Edmondi ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzues të luftës së UÇK-së

Prishtinë | 31 Jan 2024 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 27-vjetorin e rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, raporton Ekonomia Online.

Osmani i quajti nismëtarë të lirisë dhe frymëzues të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot nderojmë heronjtë tanë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, heronjtë e lirisë sonë ne 27-vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Ata ishin nismëtaret e lirisë, frymëzuese të UCK, nëpërmjet guximit, trimërisë dhe sakrificës inspiruan me mijëra djem e vajza të UÇK-së dhe ndërtuan themelet e forta për shtet të pavarur dhe sovran që e gëzojmë sot”.

“Ata dëshmuan që çmimi i lirisë është shumë i lartë por është çmimi që populli i Kosovës nëpërmjet sakrificës së vetë e pagoi duke e ditur që liria dhe pavarësia dhe shteti që e gëzojmë është shtet i cili do t’i nderoj përgjithmonë, është shtet që do të vazhdoj të përparoj dhe është shtet që udhërrëfyes të vetëm e ka trimërinë dhe sakrificën e heronjve që dhanë jetën për vendin tonë”, tha Osmani.

Të ngjashme