Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Philip Kosnett, raporton Ekonomia Online.
Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë, raporton EO.
Më parë me Parlamentin e Kosovës kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.