Osmanit i konfirmohet bashkëpunimi në dobi të paqes dhe sigurisë nga kongresisti Sessions

Prishtinë | 12 Dhj 2024 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani, në Uashington D.C është takuar edhe me kongresistin republikan, Pete Sessions.

E para e vendit thotë se Sessions konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet.

“Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Ëashington D.C”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Kongresisti Sessions, një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm, konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet”.

Të ngjashme