Ostojiq: “Kosova është në Serbi”, lajmi më i njohur i rremë

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Beograd, 5 shkurt – Nëse lejohen dhe mbahet qëndrim pasiv ndaj prodhimit gjithnjë e më masiv të lajmeve të rreme, prapa të cilave fshihen motive politike, do të rrezikohen edhe arritjet demokratike të shtetit. Kështu është shprehur analisti i njohur serb, Zoran Ostojiq në portalin Info Brif.

Ai, ndër të tjera, ka thënë se “në Serbi lajmi më i njohur i rremë është se Rezoluta 1244 garanton se Kosova është në Serbi, që shumëkush i beson”, transmeton Koha.net.

“Ndonëse ato gjithmonë kanë ekzistuar, lajmet e rreme sot janë më të rrezikshme për shkak të ekzistimit të internetit dhe zhvillimit të rrjetit global”, ka shtuar ai.

Siç është shprehur ai, pjesa më e madhe e lajmeve të rreme buron ose është në interes të regjimeve autoritare dhe totalitare.

Të ngjashme