Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, OVL, në mbledhjen e mbajtur sot me 22 gusht 2018, ka paraqitur disa kërkesa ndaj institucioneve të vendit, transmeton “Zëri.info”.
Kryesia e kësaj organizate ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës konkretisht ekipi negociues me Serbinë, që të mos i negocioj kufijtë e Kosovës që janë njohur edhe ndërkombëtarisht. Sa i përket çështjes së listave të veteranëve, OVL UÇK e ka iniciuar dhe ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të hetoj listat dhe kërkojmë nga Institucionet e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund;
“I kundërshtojmë ashpër tendencat e denigrimit të luftës së UÇK-së dhe figurave tona të luftës e posaqërisht Kryekomandantit tonë Adem Jashari, dhe kërkojmë nga Prokuroria që të hetoj njerëzit si Nexhmedin Spahiu, për shpifjet dhe falsifikimet që i bën. Për shpifje të këtij niveli, Ne si OVL UÇK do të ngrisim padi”, thuhet mes tjerash.
Kërkesat e plota të OVL e UÇK-së:
“Kërkojmë nga Institucionet e Republikës së Kosovës që Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të mos e bëjnë kurrsesi me kompetenca ekzekutive;
Kërkojmë nga Institucionet e Kosovës konkretisht ekipi negociues me Serbinë, që të mos i negocioj kufijtë e Kosovës që janë njohur edhe ndërkombëtarisht, kufij të fituar me luftë dhe gjakun e dëshmorëve;
Kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore të jenë të barabarta me të drejtat e serbëve të Kosovës, pra të kërkohet reciprocitet në të drejta;I bëjmë thirrje spektrit politik të Kosovës që të jenë unik për sa i përket marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi;
I kundërshtojmë ashpër tendencat e denigrimit të luftës së UÇK-së dhe figurave tona të luftës e posaqërisht Kryekomandantit tonë Adem Jashari, dhe kërkojmë nga Prokuroria që të hetoj njerëzit si Nexhmedin Spahiu, për shpifjet dhe falsifikimet që i bën. Për shpifje të këtij niveli, ne si OVL UÇK do të ngrisim padi”.