OVL e UÇK-së i drejtohet me letër presidentes Osmani: A është zgjatur mandati i EULEX?

Prishtinë | 09 Qer 2025 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  i ka drejtuar një letër zyrtare presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara.

Përmes letrës, OVL e UÇK-së, bën të ditur se duan të dinë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, dhe nëse ka pasur shkëmbim të ri letrash mes Osmanit dhe Përfaqësueses së Lartë aktuale të BE-së, Kaja Kallas.

Nga OVL e UÇK-së thanë se janë të interesuar drejtpërdrejtë në proces, duke qenë se bashkëluftëtarët tanë ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë. 

Të ngjashme