Kryesia e OVL UÇK ka reaguar pas ftesës për ish-ushtaren e luftës çlirimtare të Kosovës Time Kadrijaj nga ana e Gjykatës Speciale.
“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim.
Kryesia e OVL UÇK-së thotë se specialja do të dështojë në këtë drejtim dhe se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përfshirë Time Kadrijaj, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.
Ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj do të intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.