OVL-UÇK diskuton për protestën e 13 dhjetorit në Shkup

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë mbajtur një takim lidhur me përgatitjet për protestën që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup më 13 dhjetor.

Protesta do të fillojë në ora 13:00, e ku OVL-UÇK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen.

“Sot, në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në ora 13:00 në Shkup. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në këtë protestë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK.

Të ngjashme