OVL-UÇK letër zyrtare grupeve parlamentare dhe deputetëve, kërkojnë shkarkimin e Dimal Bashës

Prishtinë | 29 Gus 2025 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë kërkuar inicimin e procedurës për shkarkimin e Dimal Bashës nga posti i kryeparlamentarit.

OVL UÇK përmes një letre drejtuar shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar shkarkimin e Bashës.

Në letrën e saj, OVL UÇK ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me publikimin e hulumtimeve të Bashës, ku UÇK e përshkruante në mënyrë denigruese si “milici e nëntokës”.

Sipas tyre, qëndrimi i Bashës përbën fyerje të rëndë për luftën çlirimtare dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.

Të ngjashme