Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, janë mbledhur në zyrën e tyre në Prishtinë për të ndjekur nga afër dëgjimin e fjalës përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton Ekonomia Online.
Tashmë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar seanca.

