OVL-UÇK nesër mban konferencë për media

Prishtinë | 12 Maj 2025 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se nesër, më 13 maj, do të mbajë një konferencë për media në Hotel Emerald, duke filluar nga ora 12:00.

Në njoftim, OVL-UÇK thekson rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës dhe kundërshton “interpretimet e rreme të historisë”.

“Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”, shkruhet në njoftimin për media të OVL – UÇK-së.

Konferenca vjen pas reagimit të organizatës ndaj vizitës së kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, të cilën e cilësuan si “fyerje të rëndë” ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme