OVL-UÇK: Protestë, doli i frytshëm bashkëpunimi mes VV-së dhe Listës Serbe

Prishtinë | 26 Qer 2024 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Faton Klinaku, kryetar në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Qeverisë për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale.

Ai njofton se do t’i vazhdojnë protestat, dhe se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshueshëm.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme. Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, thotë Klinaku.

Ndërsa kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla thotë se bashkëpunimi mes VV-së dhe Listës Serbe, po del të jetë i frytshëm, në shërbim të shkatërrimit të vlerave sublime kombëtare, por dhe vet shtetit.

“Kurtit dhe Radojqiqit, iu uroj fitoren e radhës. Por, ta dijnë se gjithmonë do na kenë përballë. Lufta jonë për mbrojtjen e të drejtave tona nuk do të ndalet”, thotë ai.

Të ngjashme