Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka njoftuar se gjatë ditës së martë në zyrat e tyre kanë arritur dosje të reja, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati tha se në këto dosje flitet për përgatitje të ngritjes së aktakuzave për disa nga figurat e UÇK-së.
“Rreth orës 10:45 kanë ardhur dosje të reja, të cilat ne supozojmë se janë të Gjykatës Speciale”.
“Arsyen pse po vinë këto dosje tek na nuk e dimë, por kjo vërteton se ato çfarë ne kemi thënë se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë. Në këto dokumente flitet për përgatitje të aktakuzave të reja”, ka thënë Gucati.
Ndërsa, Nasim Haradinaj ka thënë se me atë çfarë ka arritur të kuptoj, personat që përmenden se do tu ngritët aktakuzë, janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Rexhep Selimi, etj.