Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me koronavirusin ku do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK).
Për protestën e sotme kanë qenë të konfirmuar mbi 20.000 qytetarë, ndërsa forma e re do të jetë me nga 99 persona në çdo qytet duke respektuar distancën sociale.
Protestat janë të sinkronizuara për çdo komunë dhe do të mbahen nga ora 12:00 deri në ora 13:00.
Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur dje se do të udhëtojë të hënën si i ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë.