OVL UÇK-së sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me koronavirusin ku do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK).

Për protestën e sotme kanë qenë të konfirmuar mbi 20.000 qytetarë, ndërsa forma e re do të jetë me nga 99 persona në çdo qytet duke respektuar distancën sociale.

Protestat janë të sinkronizuara për çdo komunë dhe do të mbahen nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur dje se do të udhëtojë të hënën si i ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme