OVL-UÇK: Shqetësimet për Specialen ia përcollëm Zyrës së BE-së

Prishtinë | 14 Gus 2025 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Sot, delegacioni i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u prit nga z. Jarmo Helppikangas, Shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL UÇK-së paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me funksionimin e Gjykatës Speciale, duke kërkuar që ato të përcillen tek të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Ata falënderuan z. Helppikangas për gatishmërinë për t’i dëgjuar dhe vlerësuan kontributin e Bashkimit Evropian në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Të ngjashme