OVL UÇK: Vendimi i fundit i Gjykatës Speciale cenon procesin e drejtë

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një goditje të re ndaj parimit të një procesi të drejtë.

Në reagimin e saj, OVL UÇK thekson se lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja pas mbylljes së rastit, duke i kategorizuar ato si “njoftime” dhe jo “prova”, përbën një manovër të rrezikshme procedurale. Sipas tyre, një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces.

“Me këtë praktikë, mbrojtjes së bashkëluftëtarëve tanë po i kufizohet mundësia për një përballje të barabartë, duke e shndërruar drejtësinë në një proces të njëanshëm”, thuhet në reagim.

OVL UÇK shton se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta dhe bën thirrje për respektim të plotë të parimeve themelore të një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm.

Të ngjashme