Ozil ndërprenë kontratën me Basaksehir, në Turqi raportojnë se i ka dhënë fund karrierës

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Mesut Ozil duket se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, kështu së paku kanë njoftuar mediat e ndryshme turke.

Mesfushori gjerman në verën e vitit të kaluar vendosi të largohet nga Fenerbahce për t’iu bashkuar skuadrës tjetër nga Stambolli, Basaksehir.

Por gazetari turk Yakup Cinar nga gazeta Fanatik ka raportuar se Ozil ka ndërprerë kontratën me klubin e tij aktual.

Gjithnjë sipas Cinar, Ozil i ka thënë bashkëlojtarëve të tij dhe drejtuesve të klubit se ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij në moshën 34-vjeçare.

Deri më tani Ozil nuk ka pasur asnjë deklaratë apo ndonjë postim në rrjetet sociale, por një gjë të tillë ai pritet ta bëj gjatë ditëve të ardhshme.

Ozil e ka nisur karrierën në shtetin ku lindi në Gjermani te skuadra e Schalke 04 para se të luante edhe për Werderin në Bundesliga

Ndërkohë iu bashkua Real Madridit në vitin 2010 dhe pastaj Arsenalit më 2013 ku qëndroi për tetë vite.

34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar një titull kampioni me Realin, një Kupë dhe një Superkupë të Spanjës.

Derisa në Angli fitoi katër kupa të shtetit dhe dy Superkupa, ndërkohë suksesin e vetëm në Gjermani e ka një Kupë në vitin 2009 me Werder Bremen.

Të ngjashme