Mesut Ozil pritet të largohet nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi turk javë më parë vendosi për përjashtimin e tij.
Sipas “AS”, ish-reprezentuesi i Gjermanisë mund ta vazhdojë karrierën në MLS, transmeton Gazeta Express.
Ozil raportohet se ka nisur bisedimet me Inter Miamin, klubin e David Beckhamit.
33-vjeçari thuhet se ka ëndërruar të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundi është raportuar gjithashtu se Fenerbahce ka nisur procedurat për shkëputjen e kontratës me ish-mesfushorin e Real Madridit e Arsenalit.