Debati për Gjykatën Speciale që po zhvillohet ka pak a hiq efekt dhe ndikim në mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit.
Aprovimi i një gjykate speciale jashtë vendit, me prokurorë, policë dhe gjykatës të huaj ka qënë një ndër veprimet më të hidhura të pasluftës. Por e kemi pa edhe vetë çka ndodhë kur rritet presioni i jashtëm, sesi edhe qifti i Albin Kurtit u detyrua kundër gjithçka që ka luftuar e besuar tërë jetën të aprovojë Asociacionin. Ngjashëm ka ndodhur edhe me aprovim të Hagës, me siguri. Pse ndodh kjo?
Për shkak se ne as nuk e kemi shliruar vetë vendit, e kemi shpallur në bashkëpunim me aleatë pavarësinë dhe ende sot tjetërkush na mbron kufijtë. Mësimi nga Haga dhe shumë procese të tjera është që ne duhet të sigurohemi që vitet nuk po ecin e ne mbesim duke vendnumërur si shoqëri e shtet.
Sigurisht që është një situatë shumë emocionale dhe e hidhur por ne duhet me gjetë forcë me u kthy kah e ardhmja dhe të sigurohemi që e sëndërtojmë mirë shtetin dhe ekonominë në mënyrë që asnjëherë mos me na ndodhë Haga tjera në të ardhmën.
Ne pa i mbrojtur kufinjët tanë, nuk mund të kemi pavarësi funksionale. Për të zhvilluar mbrojtjen, duhet të blejmë dhe investojmë shumë në infrastrukturë të sigurisë. Pa e zhvilluar ekonominë, nuk kemi si ta zhvillojmë sigurinë. Pa ekonomi dhe siguri, gjithmonë do të detyrohemi të bëjmë kompromise. Ne duhet të organizojmër energjitë dhe resurset tona në gjëra që kemi ndikim.
Të bëjmë atë çfarë mundemi dhe është e mundur të bëhet/ varet nga ne. Për Hagën nevojitet përkrahje institucionale, për shkak se nuk është punë e studiove apo partive për shkak se nuk kanë mekanizma dhe resurse të veprojmë e ndikojmë në atë drejtim.
Që Haga mos të përsëritet duhet të kthehemi tek gjërat “e vogla”, por të rëndësishme si shërbimet e arsimit dhe shëndetësisë, zhvillimi sektorit privat dhe bizneseve, shërbime publike më efikase, sistem efikas dhe fer i drejtësisë.
Kur i bëjmë këto gjëra mirë, mbase do të kemi ekonomi më të mirë, do mund të përmirësojmë mbrojtjen dhe sigurinë… e pse jo edhe të bëjmë gjëra më të mëdha.