Gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi, ka thënë se po të mos ishte për konstruktivitetin e LDK-së, Vjosa Osmani nuk do të ishte sot presidente e vendit.
“Po mos të ishte konstruktiviteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot Vjosa Osmani nuk do të ishte Presidente dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të reja në kohë pandemie”.
“Kjo duhet të jetë arsye që Presidentja Osmani të jetë vërtetë Presidente e unitetit dhe mbi interesat e partive të veçanta politike, si dhe që Kryeministri Kurti ta trajtojë opozitën parlamentare me respekt e dinjitet. Tash, të gjithë të përveshin mëngët, kaloi koha e arsyetimeve – ka aq shumë punë përpara”, ka shkruar Kelmendi në faqen e tij në Facebook.
Vjosa Osmani ka marrë votat e nevojshme për postin e presidentes. Ajo sot është votuar me 71 vota në raundin e tretë, duke marrë kështu pozitën e të parës së shtetit.