Filmi i shkurtër dokumentar nga Samir Karahoda, i titulluar “Pa vend” është zgjedhur si më i miri në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit Sundance.
Në fjalën e saj, juria ““Pa vend” e përshkroi si një vëzhgim delikat e të saktë, të një komuniteti të vendosur që të shkëlqejë në sportin e tyre, pavarësisht mungesës së kushteve elementare dhe vendit ku mund ta ushtrojnë këtë sport, flet fuqishëm për qëndrueshmërinë njerëzore”, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se përveç “Pa vend”, suksese është duke korrur edhe një filmi “Zgjoi”, që është në rrethin e ngushtë për nominim për filma të gjatë të Akademisë Oscars.