Pa votat e VV-së, Fehmi Kupina zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Me 31 vota “për”, 4 kundër dhe dy abstenime, Fehmi Kupina është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Në votimi kanë marr pjesë 37 asamblistë, ndërsa asamblistët e VV-së nuk kanë votuar.

Pas kësaj Kupina në fjalimin e tij para asamblistëve u shpreh se ky besim nuk është një privilegj i thjesht por një obligim për të cilin u zotua se do ta udhëheq me profesionalizëm e paanshmëri.

“Ky besim nuk është një privilegj i thjeshtë, është një obligim që do të udhëheq me profesionalizëm, transparencë dhe paanshmëri. Duke garantuar funksionim të drejtë, të hapur dhe efikas të këtij kuvendi. Kuvendi komunal është zemra demokratike e shtetit tonë, është vendi ku marrim vendime që prekin secilin qytetar, lagje, fshat apo vendbanim. Është forumi ku debatojmë, ku pajtohemi e ku ndonjëherë edhe përplasemi në ide, por gjithmonë me respekt dhe përgjegjësi. Si kryesues angazhimi ynë do të jetë garantimi i procesit të drejtë për të gjithë pa dallim bindjeje politike apo ideologjike, çdo zë në këtë sallë duhet të dëgjohet dhe çdo propozim duhet të trajtohet”, tha ai.

Të ngjashme