Pacienti ikën nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Një pacient ka ikur nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është paraqitur në polici nga motra e viktimës, i cili sipas saj ka qenë i shtrirë në klinikën e lartcekur, ndërsa është larguar prej aty dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Më datën 24.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i shtrirë në klnikën e Psikiatrisë në Prishtinë është larguar nga klinika dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport, transmeton lajmi.net.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme