Pacientja 98 vjeçare shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Një paciente 98-vjeçare është liruar nga spitali në Wuhan të Kinës pas shërimit nga koronavirusi Covid-19, duke u bërë kështu personi më i moshuar në botë e shëruar nga sëmundja.

Gruaja e quajtur Hu, pasi kishte pasur temperaturë muajin e kaluar ishte shtrirë në spitalin Leishenshan në qendër të qytetit së bashku me vajzën e saj 55-vjeçare e cila poashtu ishte infektuar nga Covid-19, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

98-vjeçarja ishte konsideruar në gjendje të rëndë nga mjekët pasi kishte pasur temperaturë 40 gradë celsius. Por pas trajtimit me medikamente anti-virale dhe terapi të tjera, e moshuara është shëruar plotësisht.

“Shërimi i saj do të sjellë vetbesim tek pacientët tjerë të cilët janë ende duke u trajtuar”, ka deklaruar Wang Xinghuan, një nga drejtuesit e spitalit.

Të dielën afër 200 pacientë të cilët janë trajtuar nga koronavirusi janë liruar nga spitali


Të ngjashme