Një grua e cila ka shpëtuar nga koronavirusi, ka një mesazh të thjeshtë për të gjithë njerëzit: Mos u frikësoni, por mendoni për individët me rrezik të lartë dhe qëndroni në shtëpi nëse ndjeheni të sëmurë.
Elizabeth Schneider jeton në Seattle, qyteti më i madh i shtetit ëashington, i cili ka vdekjet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara nga virusi që ka kapluar globin. 37 vjeçarja tha se po ndante tregimin e saj për t’u dhënë njerëzve pak shpresë përmes përvojës së saj me infeksionin, të cilin e trajtoi vetë nga shtëpia.
Por, ajo shtoi se nuk duhet të tregohemi ”të painteresuar”, sepse ka shumë njerëz që janë të moshuar ose nuk kanë kushte themelore shëndetësore.
“Kjo do të thotë që duhet të jemi shumë vigjilentë për të qëndruar në shtëpi, duke u izoluar nga të tjerët”.
Schneider së pari kishte simptoma të ngjashme me gripin me 25 shkurt, tre ditë pasi shkoi në një aheng që u identifikua më vonë si vendi ku u infektuan pesë persona të tjerë.
”U zgjova dhe u ndjeva e lodhur, por asgjë më shumë se nga përditshmëria që e ndjeni kur ngriheni dhe doni të shkoni në punë, pastaj unë isha shumë e zënë gjatë fundjavës dhe mendoja se kjo ishte arsyeja pse po e ndjeja tërë atë lodhje.”
Nga mesdita ajo ndjeu dhimbje koke bashkë me ethe dhe dhimbje trupi. Ajo vendosi të largohej nga puna, dhe shkoi në shtëpi. Pasi flejti për pak minuta, Schneider u zgjua me temperaturë të lartë, që shkonte deri në 39.4 gradë Celsius.
“Dhe në atë pikë, unë fillova të dridhem në mënyrë të pakontrollueshme, edhe ekstremitetet e mija po dridheshin, dhe kjo filloi të bëhej paksa shqetësuese”, tha jo. Ajo iu drejtua ilaçeve dhe e thirri një mjek që të qëndronte në gatishmëri nëse i duhej të vendosej në një dhomë urgjence, por ethet shkuan duke u shtuar gjatë ditëve në vijim.
Schneider kishte ndjekur lajmet vazhdimisht, ku raportohej për koronavirusit. Rasti i parë ishte zbuluar pikërisht në vendin e saj në fund të janarit, e prej asaj kohe vendi është bërë epiqendra e sëmundjes, me më shumë se 260 raste dhe rreth dy duzina të vdekjeve. Në mbarë vendin, ka pasur më shumë se 1.100 raste dhe 30 vdekje.
Disa ditë më vonë, megjithatë, ajo zbuloi përmes një postimi në një mik të tij në Facebook se disa njerëz nga festa kishin zhvilluar të gjithë simptoma të ngjashme, dhe ajo nisi të kishte dyshime edhe më të mëdha.
Të gjithë njerëzit që kishin qenë në të njëjtin vend me të, kishin shkuar për t’u testuar rreth këtij virusi, dhe kishin dalur pozitiv. Kështu vendosi që edhe vetë të testohej, duke rezultuar pozitiv për koronavirus.
”Unë isha pak e befasuar, sepse mendoja se kjo ishte më mirë”, tha Schneider duke qeshur.
Në atë kohë, simptomat e saj tashmë kishin mbaruar, dhe asaj iu tha nga autoritetet lokale të shëndetit që të qëndronte në shtëpi për 7 ditë pas fillimit të simptomave, ose 72 orë pasi simptomat u qetësuan.
Tani kanë kaluar një javë prej kur ajo ka filluar të ndjehet më mirë. Ajo ka filluar të dalë jashtë, por po shmang tubimet e mëdha dhe do vazhdojë të punojë nga shtëpia.
Schneider tha se shembulli i saj mund të jetë ngushëllues për të tjerët.
“Mesazhi im kryesor është mos bëni panik”, tha Schneider.”Nëse mendoni se e keni këtë virus, atëherë duhet të testoheni. Nëse simptomat tuaja nuk janë të rrezikshme për jetën, thjesht qëndroni në shtëpi, mjekohuni me ilaçe pa recetë, pini shumë ujë, pushoni dhe shikoni televizorin apo diçka tjetër”, tha ajo.