Për Lëvizjen Vetëvendosje, demonstrata e 10 shkurtit 2007 kur po kundërshtohej Pakon e Ahtisaarit, çdo ditë që kalon bëhet edhe më kuptimplote.
Një delegacion i VV-së sot ka mbajtur homazhe te varri i Arben Xheladinit, i cili u vra në këtë protestë para 11 vitesh.
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, tha se atë ditë po demonstrohej në mënyrë paqësore për Liri e Vetëvendosje. “Atë ditë po kundërshtohej Pakon e Ahtisaarit e cila na e mohonte Lirinë dhe na e pamundësonte shtetin. Atë ditë po kundërshtohej copëtimi i territorit dhe tjetërsimi i historisë. Qytetarët e Kosovës kishin dalë atë ditë me mijëra për të kundërshtuar padrejtësinë që po u bëhej. Përballë tyre pushteti ishte armatosur deri në dhëmbë për të shtypur vullnetin e popullit. Demonstrata u shtyp me dhunë e brutalitet të paparë. Ata përdorën krejt arsenalin ushtarak që e kishin sjellë atë ditë në shesh kundër qytetarëve paqësorë. Atë ditë ranë për të mos vdekur kurrë Arbeni e Moni dhe u plagosën mbi 80 demonstrues të tjerë. Moni e Arbeni do të mbetën gjithmonë udhërrëfyes për të gjithë ne. Ata do të na prijnë në çdo sfidë e betejë me të cilën do të ballafaqohemi në të ardhmen”.
“Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë Monin e Arbenin dhe do të vazhdojmë pa u ndalur drejt vullnetit të tyre që të mos lejojmë as të copëtohet e as të falet territori ynë përmes Zajednicës e Demarkacionit”.
Fjala e plotë e deputetes Fitore Pacolli në homazhet për nder të 11 vjetorit të rënies së Arben Xheladinit:
E nderuara familje e Arben Xheladinit,
E nderuara familje e Mon Balajt,
E nderuara familje e Arbenor e Astrit Deharit,
Të dashur Zenel, Mustafë, Hysni dhe ju aktivistë të tjerë të cilët u goditët nga plumbat në demonstratën e 10 Shkurtit të vitit 2007,
Të dashur aktivistë e qytetarë.
Ju faleminderit për pjesëmarrjen me rastin e manifestimit në përvjetorin e njëmbëdhjetë të demonstratës së 10 Shkurtit të vitit 2007 dhe homazheve në përkujtim të Arbenit. Në nderim të dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj ju ftoj për një minutë heshtje.
Lavdi!
Të dashur qytetarë, sot janë bërë 11 vite nga demonstrata e 10 Shkurtit. Çdo ditë që po kalon rëndësia e kësaj demonstrate po bëhet edhe më kuptimplote. Atë ditë po demonstrohej në mënyrë paqësore për Liri e Vetëvendosje. Atë ditë po kundërshtohej Pakon e Ahtisaarit e cila na e mohonte Lirinë dhe na e pamundësonte shtetin. Atë ditë po kundërshtohej copëtimi i territorit dhe tjetërsimi i historisë. Qytetarët e Kosovës kishin dalë atë ditë me mijëra për të kundërshtuar padrejtësinë që po u bëhej. Përballë tyre pushteti ishte armatosur deri në dhëmbë për të shtypur vullnetin e popullit. Demonstrata u shtyp me dhunë e brutalitet të paparë. Ata përdorën krejt arsenalin ushtarak që e kishin sjellë atë ditë në shesh kundër qytetarëve paqësorë. Atë ditë ranë për të mos vdekur kurrë Arbeni e Moni dhe u plagosën mbi 80 demonstrues të tjerë. Moni e Arbeni do të mbetën gjithmonë udhërrëfyes për të gjithë ne. Ata do të na prijnë në çdo sfidë e betejë me të cilën do të ballafaqohemi në të ardhmen.
Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë Monin e Arbenin dhe do të vazhdojmë pa u ndalur drejt vullnetit të tyre që të mos lejojmë as të copëtohet e as të falet territori ynë përmes Zajednicës e Demarkacionit.
Lavdi dëshmorëve Arben Xheladini e Mon Balaj! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!