Presidenti i AKR-së ka premtuar se do ta çonte në 12 për qind rritjen ekonomike në vend, në rast se ai merr kryesimin e qeverisë së Kosovës.
“AKR ka program me të cilin, në vitet e para të mandatit të parë do të kishte rritje ekonomike prej 12 për qind”, ka thënë ai në një intervistë për Zona B të Klan Kosovës, që transmetohet sonte nga ora 21.
Ai ka garantuar se kjo shifër është e arritshme, pa ndonjë problem të madh.
Pacolli ka premtuar se këtë do ta elaborojë më tepër, ditëve ne vazhdim.
Pos kësaj, lideri i AKR-së ka folur edhe për Trepcën, mangësitë e ligjit për këtë gjigand ekonomik, refuzimin që iu bë nga qeveria kur i kërkoi dy fabrika të lëna pasdore, për të cilat kishte gjetur investitorë seriozë dhe shumë tema tjera.