Pacolli: Çfarë po ndodh? Humbëm gjithçka që është ndërtuar deri më tani

| 13 Qer 2023 | 21:57 | Nga

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin pas zhvillimeve të fundit në vend, ku raportohet se mbajtja e mbledhjes së dy qeverive shqiptare, mund të anulohet.

Ai në reagimin e tij tha se mosmbajtja e kësaj mbledhje e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë “është një humbje e madhe e gjithçkaje që është ndërtuar deri më tani”.

I shqetësuar, Pacolli ka shtruar pyetjen se çfarë është duke ndodhur.

”Mosmbajtja e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive (Kosovë-Shqipëri), siç u bë në dekadën e fundit dhe që ishte planifikuar për nesër në Gjakovë, është një humbje e madhe e gjithçkaje që është ndërtuar deri më tani.. çfarë po ndodh?”

Të ngjashme