Ish-presidenti i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë në Pressing të T7, ka thënë se deklaratat e tij pasi ateroi në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nga Tirana, kishin të bënin me individë dhe jo institucionet e vendit.
Pacolli udhëtoi nga Tirana për në Kosovë, pasi aterimi i tij nga Lugano e Zvicrës ishte refuzuar. E me të ateruar, ai tha për media se jam friëksuar nga ndonjë sulm terrorist nga shteti i tij.
“Deklaratat e mia kishin të bënin me disa njerëz, individë, në institucione dhe jo me shtetin”, është shprehur Pacolli.
Tutje, Pacolli tha se asnjë deklaratë s’e ka thënë kurrë për Kurtin, derisa ky i fundit e ka kërcënuar Pacollin, sipas tij, duke thirrur në një debat teliviziv së bashku me presidentin Hashim Thaci, Xhelal Sveclën drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.
“Nëse një kryeministër i vendit tim, në ora 00:00 më bën thirrje të ballafaqohem me të, e ai si palë do të ketë ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Policisë, unë si qytetar i thjeshtë çfarë duhet të bëj? “, ka thënë Pacolli.
Pacolli: Nuk i toleroj kërcënimet e Sveçlës dhe Kurtit
Deputeti i AKR-së Behgjet Pacolli i cili së fundi u kthye nga Zvicra ku qëndroi për 2 muaj ka folur edhe një herë rreth rrugës drejt mbërtitjes në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Thotë se është habitur me pritjen nga udhëheqësit e institucioneve të vendit.
Sipas tij, ai u kërcënua nga udhëheqësit e autoriteteve të Kosovës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryeministri Albin Kurti.
“Jam i njoftuar dhe e kam pa insertin e Sveçlës dhe kam qenë jashtëzakonisht i habitur nga prijësit e institucioneve të shtetit tim që drejtpërdrejti më ka kërcënuar”, tha Pacolli në Pressing.
“Ishte kërcënim i drejtpërdrejt prej një prej udhëheqësve të shtetit tim të cilit jam duke i shërby për që shumë kohë”, shtoi ai.
“Më shqetësuese është një postim i kryeministrit që më ftonte në një debat mua ku ai do të ishte bashkë me drejtorin e policisë. Një ftesë arrogante e cila krijoj frikësim, është një kërcënim dhe është drejtuar në adresë të gabuar. Unë nuk e toleroj dot këtë kërcënim”, tha Pacolli.
“Ftesa e Kurtit për përballje televizive është shokuese“
Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se është shokuese dhe kërcënim ftesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për përballje.
Pacolli ka thënë se këtë nuk e toleron dot, sepse është shumë e gabuar.
“Ftesa e Kurtit për një debat televiziv është shokuese. Ku thotë se aty do të jetë drejtori i Policisë dhe Xhelal Svecla. Është arrogante, ftesë që krijon fiksim, është kërcënim dhe duket se ajo është drejtuar në adresë të gabuar. Unë nuk e toleroj dot këtë kërcënim’’, ka thënë Pacolli në Pressing të T7.