Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se bashkë me familjen e tij dhurojnë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prkura nga tërmeti në Shqipëri.
Pacolli tha se është tronditur kur pa dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturën që tërmeti shkatërrues la në Shqipëri.
Ministri i Jashtëm tha se pret në mënyrë të organizuar edhe qindra familje në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.
Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.
Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.