Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka bërë të ditur se shefi i tij do të udhëtojë për në Prishtinë nga Tirana.
Sipas tij, me të arritur në aeroport, Pacolli do t’i nënshtrohet kontrollit rutinor mjekësor, për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali, njofton Klan Kosova.
“Në këto momente, Pacolli do të udhëtojë për në Prishtinë. Kërkesa është aprovuar dhe nisja po bëhet nga Tirana, ku edhe ishte duke qëndruar këto ditë”.
“Me të arritur në aeroport, ai do ti nënshtrohet kontrollit rutinor mjekësor, për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali”.