Zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi kanë dal nga takimi i liderëve. Të dy nuk kanë pranuar të flasin për medie, raporton Ekonomia Online.
Bashkëngeociatorët Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë ende në takim me presidentin Hashim Thaçi, ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj takimin e ka lëshuar më herët.
Krerët e shtetit janë mbledhur në ndërtesën e kuvendit për të diskutuar rreth platformës së dialogut me Serbinë
Takimet e tilla janë duke u mbajtur tash e sa ditë. Në takimin e djeshëm Bashkënegociatori Shpend Ahmeti, ka thënë se sot kjo platformë do të votohet nga ekipi negociator kurse nesër do të dorëzohet zyrtarisht.