Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë për Ekonomia Online, se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Pacolli ka lavdëruar edhe punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë sukses, teksa thekson se ndryshimet gjeopolitike i kanë hapur rrugë Kosovës drejtë KiE-së.
“Kosova ka shënuar një fitore të radhës pra ka kaluar një hap tutje drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Qeveria Kurti ka bërë punë të jashtëzakonshme tri vitet e fundit. Avancimi i Kosovës në raportin ndërkombëtar në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, në liritë civile kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë që Kosova të fillojë rrugën e saj dhe t’i hapen dyert për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës kanë kryer poashtu një punë të jashtëzakonshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu që po angazhimi i Qeverisë Kurti ka ndikuar që sot të jemi këtu ku jemi dhe ndryshimet tjera gjeopolitike i kanë hapur Kosovës derën që të anëtarësohet në Këshill të Evropës”, deklaroi Pacolli.